iPad Air 3 (2019) ofron publikut fuqi akoma më të madhe teknologjike të një tableti. Procesor të fuqishëm A12 Bionic Chip, 10.5″ Retina Display dhe True Tone Technology, përkrahja e Apple Pencil dhe Smart Keyboard, të gjitha në një pajisje që peshon 0.45 kg dhe i hollë 6.1 mm. Fuqi e madhe me çmim të jashtëzakonshëm!
Përformanca
Fuqi për të gjitha. Njëherësh.
A12 Bionic Chip me Neural Engine mundëson një nivel të shquar të fuqisë dhe inteligjencës. Përdorë real-time Machine Learning për të transformuar mënyrën se si i përjetoni fotot, lojrat, Augmented Reality dhe më shumë. Me gjithë këtë fuqi, mund të montoni një video, të krijoni një prezantim të bukur, të dizajnoni një model 3D, te shikoni emisionin e juaj të preferuar. Ose të gjitha në të njëjtën kohë.
Retina Display
Shih bukurinë në çdo gjë që bën.
10.5” Retina Display ju lejon të shihni foto, video dhe imazhe të lojërave në detaje të qarta dhe të gjallëruara nga një gamë e gjerë ngjyrash. Dhe pa marrë parasysh, kudo që e merrni iPad Air-in, True Tonë, ndriçimi i lartë dhe shtresa antireflektive do ju japin eksperiencën më të mirë të shikimit.
Kamera
Fotografo në HD. Luaj në AR.
Kamerat e përparme dhe të pasme të iPad Air-it ju lejojnë të merrni fotografi mahnitëse dhe 1080p HD xhirime. Por, mund të bëni shumë më tepër me to. Mund të beni një telefonatë grupore në Facetime. Mund të skanoni një dokument, ta nënshkruani dhe ta dërgoni prapa. Ose mund të krijoni një botë tërësisht tjetër me Augmented Reality duke përdorur kamerën.
Apple Pencil
Smart Keyboard
Një mbrojtës, dhe tastierë funksional.
Përmes Smart Keyboard, edhe efikasiteti e produktiviteti i punës suaj dyfishohet. Me anë të saj kryen më shumë punë në një kohë më të shkurtër. Ai lidhet lehtësisht pa nevojën e çiftimit ose ngarkimit, kështu që është gjithmonë gati. Dhe kur mbaron së punuari me të, mbështillet për të krijuar një mbrojtës të hollë dhe të lehtë.