
Liquid Retina Display
Liquid Retina Display nuk është vetëm i mrekullueshëm dhe gjithëpërfshirës, por gjithashtu përmban teknolojgi mjaft të avancuar. ProMotion, True Tone dhe ngjyra të nivelit industrial, bëjnë që gjithçka të duket mahnitëse. Thjeshtë, ky kombinim i veçorive e bën këtë ekranin më të përparuar mobil në botë.




Pro kamerët
Kamera të avancuara të kombinuara me një ekran të madh, përformancë të shpejtë dhe sensorë mjaft të kalibruar janë faktorë që vazhdojnë ta mbajnë iPad-in unik. Wide dhe Ultra Wide kamerat ju ndihmojnë ta merrni foton apo videon perfekte. Dhe së bashku me mikrofonët të kualitetit të lartë dhe katër altoparlantë, mund t’a shndërroni iPad-in në një pajisje filmike.
12MP WIDE CAMERA
NEW 10MP ULTRA WIDE CAMERA

Skaneri LiDAR
LiDAR (Light Detection and Ranging) përdoret për të përcaktuar distancën duke matur kohën që i duhet dritës t’a arrijë një objekt dhe të reflektojë prapa. Është teknologji aq e avancuar, saqë përdoret nga NASA për misionin e ardhshëm në Mars. Dhe tani është krijuar që t’i përshtatet iPad Pro-së. Ajo funksionon në nivelin e fotonit, operon me shpejtësi nanosekondësh, dhe hap mundësi të jashtëzakonshme për AR (Augmented Reality) e më gjerë.


Trackpad i ri-imagjinuar
Trackpad-i më i ri për iPad Pro hap rrugë të re të përdorimit të iPadOS. Mundëson kontrollimin e kursorit në iPadOS, që është ideale për punë si Excel, Word, ose çdo punë tjetër që mundësohet me trackpad. Dhe mund të navigosh me lehtësi me Multi-Touch gjeste, si lëvizja në ballinë dhe ndërrimi i hapësirëve.

Tastierë e plotë
Një tastierë me madhësi të plotë të krijuar për iPad Pro sjell taste individuale të forta dhe Scissor mekanizmin me 1mm udhëtim për një përvojë të rehatshme dhe të qetë të shtypjes. Shkruani romanin e juaj, krijoni një plan biznesi ose shfletoni inboxin. Dhe me taste të ndritshme në prapavijë, ju mund t’i kryeni punët gjatë ditës dhe natës.
