Mac Pro

Fuqi për të ndryshuar gjithçka.

Njoftohuni me anëtarin më të ri në familjen Mac, që është i jashtëzakonshëm në çdo aspekt. Me përformancën, zgjerimin dhe konfigurimin më të madh deri më tani, është një sistem i krijuar për të lënë një gamë të gjerë profesionistësh të shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur.

Procesori dhe Memoria

Deri në 28 bërthama të energjisë. Krijoni pa kufizime.

Mac Pro është projektuar për profesionistë që kanë nevojë fuqi të madhe procesori. Nga renderimi i qindra instrumenteve virtuale, deri tek simulimi i një aplikacioni iOS në shumë pajisje përnjëherë, Mac Pro është jashtëzakonisht i aftë. Në zemër të sistemit është procesori Intel Xeon me deri në 28 bërthama — më së shumti në një Mac ndonjëherë! Përveç kësaj, cache të mëdha L2 dhe të përbashkëta L3 dhe L4, si dhe 64 korsi PCI Express ofrojnë bandwidth masiv brenda-dhe-jashtë procesorit.

Harroni çdo gjë që dini rreth memories.

Një multicore workstation i nevojitet shumë memorie për ta ushqyer atë. Mac Pro përmban gjashtë kanale memorie të shpejtë ECC dhe 12 hapësira fizike DIMM, që lejon ta furnizoni kompjuterin me deri në 1.5TB memorie. Pra, profesionistët që punojnë projekte të mëdha, duke analizuar të dhëna gjigante, ose duke ekzekutuar shumë PRO aplikacione, tani e bëjnë me shpejtësi marramendëse në Mac Pro.

Gjashtë kanale memorie ECC

Deri më 2933MHz DDR4 ECC memorie

Deri më 140GB/s bandwidth të memories

Dizajn tërësisht i ri

Funksioni përcakton formën.

Çdo aspekt i Mac Pro-së është i dizajnuar ashtu që përformanca të jetë më e madhe. I rrethuar nga një kornizë çeliku inox, një strehues alumini ngrihet — duke lejuar qasje 360 shkallë në çdo përbërës dhe konfigurimi të gjerë.

Kartela grafike më e fuqishme në botë.

Duke marrë një hap më tej, Mac Pro mbështet konfigurimin e dy moduleve Radeon Pro Vega 2 Duo MPX. Katër GPU-të kombinohen, me ç’rast japin 56 teraflops dhe 128GB bandwidth të lartë. Është një sasi masive e përformancës e ndërtuar për të trajtuar gjithçka — nga GPU renderimi deri tek Machine Learning, e deri tek simulimi i grimcave!

Blej Mac Pro.

3.5GHz 8‑core Intel Xeon W processor, Turbo Boost up to 4.0GHz
32GB (4x8GB) of DDR4 ECC memory
Radeon Pro 580X with 8GB of GDDR5 memory
256GB SSD storage
Stainless steel frame with feet
Magic Mouse 2

6,499€